Bastet

Ylli i ri i Juventusit po hetohet për baste të paligjshme

Ylli i ri i Juventusit, Niccolò Fagioli është duke u hetuar për baste në platforma të paligjshme online, bëjnë të ditur mediat e Apenineve.

Mesfushori 22-vjeçar ka luajtur në disa profile të ndryshme dhe përballet me një denim më e pakta prej tre vitesh dhe një gjobë që do të jetë së paku 25.000 euro. Kjo mund të çojë në një rënie të madhe për futbollistin dhe të ndikojë shumë keq në karrierën e tij.

Fagioli ka shkelur ligjin efektivisht dy herë, pasi së pari nuk i lejohet të vejë baste për ngjarje të së njëjtës fushë profesionale në të cilën punon dhe së dyti, është krim ta bësh këtë në platforma të paligjshme. Pikërisht për këtë edhe prokuroria e Napolit nisi hetimet pak muaj më parë.

Avokatët e yllit të Juventusit u njoftuan më 30 gusht. Kështu, “bardhezinjtë” shumë shpejt mund të gjenden me dy lojtarë kyç që do të ndëshkohen për një periudhë të gjatë.

Mesfushori francez Paul Pogba tashmë është kapur me doping dhe pak ditë më parë testi i tij për testosteronin “B” rezultoi pozitiv. Nuk ka dyshim se ai do të mbesë jashtë futbollit. Pogba, me shumë mundësi do të mungojë për 4 vite dhe me shumë gjasa do ta përfundojë karrierën e tij.