Phil Foden

Ylli i Manchester Cityt në moshën 23-vjeçare bëhet baba për herë të tretë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Phil Foden është sërish në qendër të vëmendjes së mediave të ishullit.

Këtë herë për shkak të ngjarjeve jashtë fushës.

Foden, i lindur në vitin 2000, është në pritje të fëmijës së tretë në moshën 23 vjeçare me partneren e tij, Rebecca Cook 22-vjeçare, transmeton Ballkani.info.

Foden u bë baba për herë të parë në moshën 19-vjeçare kur pati një djalë, Ronnie. Ai u bë me fëmijën e tij të dytë në moshën 22 vjeçare, vajzën Tru.

Sulmuesi i ri nuk dëshiron të ndalet tek tre fëmijët. Shoku i tij i skuadrës Kyle Walker, 10 vjet më i madh, u bë baba për herë të gjashtë disa ditë më parë, kështu që Foden është i vendosur ta arrijë atë, dhe ndoshta ta kalojë atë.