Qendërmbrojtësi
Ylli i Manchester Cityt i klubit të madh italian
Interi e ka bërë top prioritet të afatit kalimtar veror më 2019 blerjen e qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Vincent Kompany, sipas Interlive.it
Zikaltrit besojnë se mund t’i ofrojë belgut një kontratë të fundit, duke shpresuar se karriera e tij me Manchester Cityn të marrë fund pikërisht verën që vjen, transmeton Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi 32-vjeçar ka edhe një vit kontratë me gjigantin anglez.
Interi është i interesuar edhe për dyshen e Tottenhamit, Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen.
Megjithatë, Kompany është shumë më lehtë i përballueshëm për gjigantin italian sesa dyshja e Tottenhamit.