Sadio Mane është hero i Senegalit. Ai ka ndihmuar vendin e tij të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Afrikës.
Senegali fitoi 1-0 kundër Ugandës me golin e vetëm të sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane.
Ai shënoi golin e kualifikimit në minutën e 15’ të takimit.
Nga hero, Mane shumë lehtë ka mundur të shndërrohet në fytyrë tragjike, pasi humbi penallti në minutën e 61’, diçka që ka mundur t’i kushtojë Senegalit teksa kishin mbetur edhe 30 minuta lojë.
Biletën për çerekfinale e ka prerë edhe Benin, që shkroi historinë duke eliminuar Marokun, pas ekzekutimit të penalltive – duke fituar 4-1.
loading…







