A mund të kesh energji për të shënuar një gol të tillë, pasi ke vrapuar për 84 minuta? E ka bërë Inaki Williams, i cili ndezi “motorin” duke i futur menjëherë “të pestin”, në ndeshjen Athletic Bilbao-Sevilla 2-0.
Sulmuesi ka treguar një shpejtësi të frikshme gjatë një aksioni të shpejt që është kurorëzuar me golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 84-të, një gol spektakolar që ka bërë xhiron e botës.
I pandalshëm, kështu është cilësuar sulmuesi spanjoll në aksionin e golit të tij të dytë gjatë të cilit vrapoi në gjysmën e gjatësisë së fushës.
Inaki Williams mori topin në gjysmën e tij, ka vrapuar duke kaluar dy mbrojtës dhe më pas në hyrje të zonës pas një dueli me portierin ka gjetur rrjetën, me golin e shtatë në këtë sezon.
Kjo ishte ndeshja e 100-të e tij në La Liga dhe e mbylli me dy gola për Athletic Bilbao.
https://twitter.com/hasaanBJK/status/1084852315662807041?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fvideo-goli-i-muajit-vjen-nga-spanja-shihni-cfare-sprinti-ne-minuten-e-84t%3Ffbclid%3DIwAR3Qakwk9uS7ChXThdkuH4P-3DhFgWAQuA5Irq7Flo-UvgORSHMkFDPJRyQ







