Ylli i Kosovës mund të transferohet te ky gjigant evropian

Arbër Zeneli mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Në fakt, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës është duke e kaluar një periudhë të artë te Heerenveni në Eredivisie, ndaj dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, siç janë gjigantët turq.

“Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahçes për afatin kalimtar të janarit. Zeneli ka dëshmuar veten në Holandë. Fenerbahçe duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaxi dhe PSV-ja”, shkruan fanatik.com.tr.

Gjiganti turk zë vendin e 13-të në Superligën e Turqisë gjersa në Ligën e Evropës është vendin e dytë në Grupin D.

Futbollisti 23-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit holandez ka shënuar dy gola në 12 paraqitje dhe ka dhënë 7 asiste.

Me Kosovën Zeneli deri tani ka shënuar tri gola në gjithsej 14 paraqitje.

Sipas transfermarkt.de vlera e kartonit të Zenelit është 5 milionë euro.