Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani i cili pritet të jetë në fanellën dardane në muajin shtator në ndeshjen kundër Rumanisë, ka shkëlqyer në ndeshjet përgatitore që po i zhvillon me Hoffeheimin.

Asllani ka shënuar dy gola për skuadrën gjermane në ndeshjen përgatitore ndaj Walldorf.

Asllani shënoi në minutat 71 dhe 80 në fitoren e thellë 7:1. /Ballkani.info