Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, i ka thënë lamtumirë bashkëlojtarit të tij Cesc Fabregas me një postimin emocionues në rrjetin social Instagram.

Fabregas është buzë kalimit te gjiganti i Ligë 1, Monaco, pasi siç raporton Goal marrëveshja mes palëve tashmë është arritur, transmeton Gazeta Express.

31-vjeçari ishte kapiten i Chelseat kundër Nottingham Forestit të shtunën në FA Cup, në atë që ishte ndeshja e tij e fundit pas katër sezoneve e gjysmë me të kaltrit.

Fabregas u zëvendësua në fund të ndeshjes dhe nuk mundi t’iu përmbahet emocioneve në fushë, duke u thënë lamtumirë tifozëve në Stamford Bridge.

Morata i shënoi të dy golat në fitoren e së shtunës 2-0 ndaj Forestit në rundin e tretë të FA Cup.

Pas ndeshjes, Morata zgjodhi Instagramin për t’i thënë lamtumirë bashkatdhetarit spanjoll.

“Ti s’e di sa shumë do të më mungosh; ti dhe familja juaj e mrekullueshme. Faleminderit që na ndihmuat në çdo mënyrë të mundshme”, shkroi Morata.