Juventus

Ylli i Chelsea, synimi kryesor i Juventusit

Juventus dëshiron të sjellë në Torino mbrojtësin e Chelsea, Emerson Palmieri.

‘Calciomercato’ raporton se braziliani që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, mund të jetë një nga transferimet e para të Juventus kur të hapet afati kalimtar veror.

‘Bianconerët’ e shohin 25 vjeçarin si lojtarin ideal për të rritur konkurrencën e Alex Sandros në krahun e majtë.

Emerson është një lojtar i njohur për Maurizio Sarrin, i cili ka punuar me të sa drejtonte Chelsean.

25 vjeçari brazilian këtë ka regjistuar 18 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat.