Talenti holandez

Ylli i Ajaxit mohon marrëveshjen me PSG-në

Një blitz i Paris Saint Germain në Holandë u konsiderua nga shtypi vendas si një akord me Ajax për mesfushorin e talentuar Frenkie De Jong por ky i fundit ka sqaruar gjithçka.

21-vjeçari për të cilin flitej për një ofertë prej 75 milionë eurosh deklaroi se nuk ka asnjë akord me asnjë ekip dhe se nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

De Jong theksoi se nuk është në gjendje të vendosë tani për klubin e ardhshëm çka i jep ende shpresa Barcelonës dhe Manchester Cityt për të nënshkruar në verë me yllin e Ajax.