Ylli ka arritur ta barazojë në 2:2 serinë finale në play-offin e basketbollit kosovar.

Suharekasit triumfuan 75:71 në shtëpi ndaj Trepçës në finalen e katërt.

Pjesa e parë ishte gati e barabartë dhe u mbyll me epërsi të lehtë të Trepçës.

Megjithatë, në dy çerekët e fundit, Ylli arriti të krijonte epërsi dhe ta ruante atë deri në fund.

Ndeshja e pestë dhe e fundit finale zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00.