Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 44, Yll Bogaj, u ka drejtuar një mesazh falënderues qytetarëve të Prishtinës, votuesve tradicionalë të AAK-së, aktivistëve, strukturave dhe kandidatëve për asamble, për angazhimin e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi, Bogaj ka vlerësuar përkushtimin dhe energjinë e treguar nga strukturat e partisë, duke theksuar se kontributi i tyre është dëshmi e besimit dhe e forcës së përbashkët të Aleancës.

Ai ka bërë thirrje që në ditët e mbetura të fushatës të rritet angazhimi, duke u rreshtuar, siç u shpreh, krah vizionit fitues të AAK-së dhe kryetarit Ramush Haradinaj.

“Kanë mbetur edhe katër ditë. Le ta tregojmë fuqinë tonë duke u rreshtuar krah vizionit fitues, krah Ramush Haradinaj, krah numrit 129,” ka deklaruar Bogaj.

Në fund të mesazhit, ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje të thellë për secilin që ka kontribuar në fushatë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit deri në ditën e zgjedhjeve.

Yll Bogaj është kandidat për deputet nga lista e AAK-së me numër 44.