Yassine Bounou në kontakte me dy gjigantët evropianë

Yassine Bounou ka qenë një nga befasitë më të bukura të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Portieri maroken ka shkëlqyer me pritjet e tij në Katar, teksa ka fituar shumë adhurues.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Sevilla, pasi Bounou ka zgjuar interesimin e dy top klubeve evropiane, Bayern Munich e Manchester United.

31-vjeçari është pjesë e Sevillas qëdy vite, teksa ka kontratë me klubin andaluzian deri në verën e vitit 2025.

Por e ardhmja e tij pritet të jetë larg Sevilla pasi një transferim te Bayern Munich ose Man Utd do të ishte i mirëseardhur për portierin maroken.

Sevilla është e gatshme ta shes yllin maroken nëse vije një ofertë prej 15 milionë euro. /Telegrafi/