Xhumja në Kosovë nuk ndalet, por ajo do të mbahet vetëm 10 minuta

Tashmë, koronavirusi ka marr përmasa të mëdha në të gjithë botën dhe shumë shtete madje edhe Kosova ka pezulluar për disa ditë procesin mësimor dhe aktivitet të tjera nga bota e sportit dhe artit.

Para pak çastesh edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një vendim zyrtare mbi situatën e krijuar shkaku i koronavirusit.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se e xhumaja nuk do të ndalet, por të mbahet për vetëm 10 minuta.

“Me vëmendje kam përcjellë situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë globale të korona virusit në shtetet përreth nesh. Ka dashtë Zoti që deri më tash qytetarët tanë nuk janë prekur nga ky virus, por rreziku që edhe vendi ynë të preket nga ky virus, tashmë është real. Me këtë rast e gjej të udhës që të apelojmë te qytetarët tanë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut dhe të njëjtën kohë të bëjnë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga infektimi me këtë virus.
Njëkohësisht, mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga Corona virusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi.
Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë.

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava”.