Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, kanë vizituar ekipin olimpik të xhudos, të cilët janë në vlugun e përgatitjeve për garat e fundit ndërkombëtare para pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Presidenti Krasniqi, i shoqëruar edhe nga zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, ka përgëzuar ekipin e xhudos në krye me kryemjeshtrin Driton Kuka për punën dhe përkushtimin, derisa iu ka ofruar mbështetjen e plotë të KOK-ut përmes bursave olimpike, përgatitjeve dhe formave tjera të mbështetjes.

Edhe ambasadori Guerot u ka uruar fat dhe suksese në rrugëtimin drejt Paris 2024, duke thënë se kryeqyteti francez do të ju ofrojë mikpritje të ngrohtë ekipit tonë.

Trajneri Kuka ka falënderuar presidentin Krasniqi dhe ambasadorin Guerot, duke vlerësuar lart mbështetjen që po jep KOK-u për sportistët.

Ekipi olimpik i xhudos pritet të udhëtojë drejt Paris 2024 me pesë norma olimpike, aq sa kishte edhe në Tokio 2020.