“Xhokeri i Qeverisë Hoti” dërgohet në burgim: Deputeti kosovar dënohet me kaq vite burg

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të bazuar ankesën e deputetit të dënuar Etem Arifi ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrim në subvencione”.

Arifi i cili kishte votuar për Qeverinë Hoti, vota e të cilit ishte vendimtare për të zgjedhur Avdullah Hotin kryeministër, sot, Gjykata e Apelit në Prishtinë i ka shqiptuar dënimin prej 1 vjet e 3 muaj. Apeli ka refuzuar si të bazuar ankesën e deputetit të dënuar Etem Arifi ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 24.06.2020, me anë te cilit atij i është hedhur si e pa lejuar kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, është vërtetuar.

“E.A. më anë të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 20.04.2018, aktgjykim ky i cili është ndryshuar nga Gjykata e Apelit më 20.08.2019, është shpallur fajtor për veprën penale “Mashtrim në subvencione” nga neni paragrafi 3,lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe është dënuar me dënim me burgim prej 1 vjet e 3 muaj”, njofton Gjykata e Apelit.

Kutjojmë, Vetëvendosja e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për siç thanë antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifit për Qeverinë Hoti.

Vetëvendosje konsideroi se votimi i Arifit e bën të pavlefshëm dhe jo-kushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre, deputeti në fjalë, është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale me një vit e tre muaj burg.

“Më 3 qershor në seancën e Kuvendit të Republikës në të cilën u votua Qeveria ilegale dhe kundër vullnetit të votuesve, mori pjesë edhe deputeti i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale me një vit e tre muaj burg. Pjesëmarrja e Etem Arifit në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, thuhej në deklaratën e Vetëvendosjes.