Xhiroja e fundit e sezonit në Premier Ligë

Kanë nisur ndeshjet e xhiros së fundit të sezonit 2018/19 në Premier Ligë, me ndeshjet që do të caktojnë kampionin e sivjetmë. Dy pretendentët, Manchester City dhe Liverpool do të përballen me Brightonin, përkatësisht Wolvesin.

Deri para kësaj xhiroje, City prin me 95 pikë, një më shumë se Liverpooli që për të fituar titullin duhet të fitojë dhe të presë një gabim të “Qytetarëve”.