Albi Mall Superliga e Kosovës

Xhiro e shtatë në Albi Mall Superligë fillon sot, tre ndeshje në program për tu zhvilluar

Albi Mall Superliga e Kosovës do të startojë sot me xhiron e shtatë ku në program janë tre duele për t’u zhvilluar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të udhëtojë drejt Lipjanit ku përballet me Fushë Kosovën.

Vendasit kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi, në anën tjetër suharekasit synojnë të vazhdojnë me fitore.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet në Suharekë, ku Malisheva po i zhvillon ndeshjet si vendas.

Malisheva pret Llapin në duelin e dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës dhe dy skuadrat duan vetëm fitoren.

Dueli i tretë i ditës së sotme zhvillohet në Gjilan ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë.

Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet xhiron e kaluar dhe synojnë të rikthehen te fitoret.

Të tre duelet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/