Tashmë kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, duele këto në kuadër të xhiros së nëntë.

Dukagjini e mposhti Malishevën pa asnjë problem me rezultatin final në 2:0,

Ndërkaq, derbi i madh mes Gjilanit dhe Ballkanit përfundoi me barazim në 1:1, ku gjilanasit pranuan një karton të kuq.

E Prishtina humbi nga Llapi befasishëm me rezultatin minimal në 1:2.

E pas këtyre ndeshjeve ka ndryshuar edhe renditja në tabelë, ku tashmë vendin e parë e mbanë Drenica me 17 pikë e ndjekur nga Ballkani që ka po aq dhe Gjilani që aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë.