Berat Xhimshiti e komenton me shumë entuziazëm suksesin e thellë të Atalantës në Kupën e Italisë ndaj Juventusit, ku ai ishte protagonist në fushë, duke ndalur një emër të madh si Cristiano Ronaldo.
Mbrojtësit i Kombëtares Shqiptare vlerëson paraqitjen e skuadrës në tërësi.
“Jam shumë i kënaqur, edhe pse pse kurrë nuk i tregoj emocionet. Zhvilluam një ndeshje të madhe kundër skuadrës më të fortë të Italisë. Kemi mësuar nga gabimet e kryera ndaj Romës dhe u munduam të jepnim maksimumin. Arritëm të fitonim të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur”, tha Xhimshiti
Xhimshiti e mbyll deklaratën, duke analizuar formën e tij në rritje.
“Kampionati nuk nisi mirë për mua, por tani jam shumë i lumtur dhe po më japin besim. Do të bëj gjithçka për t’ia shpërblyer trajnerit.”







