Xhevdet Pozhari i quan budallenj ata që i reaguan për statusin skandaloz e seksist

Xhevdet Pozhari ka reaguar përsëri lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjecares në Ferizaj, kësaj here duke shpërndarë statusin e Albin Kurtit. Ai i ka quajtur “budallenj” ata që e kritikuan.

Pozhari mori kritika të shumta sot pas statusit të tij ku komentoi rastin në fjalë. Në një shkrim në Facebook, Pozhari ka shkruar se duhet të angazhohemi për edukimin e djemve në shoqëri.

“E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale”, thotë ai.

Megjithatë, Pozhari e ka bërë një koment tjetër, duke thënë se “vajzave duhet të rikujtojmë se nuk është me rëndësi vetura që po e nget një djalë”. Ai u kritikua ashpër nga shumë fytyra të njohura. Ndërkohë ai duket se i ka qujtuar budallenj

Kurti reagoi më herët duke kërkuar që vrasësi të dalë para drejtësisë, teksa pati edhe disa kërkësa për prindër dhe klasave tjera shoqërore.

Ai shpërndau statusin dhe shkroi këto fjalë:

“Nga i dituri si Albini dëgjon urtësi, nga budallenjt dëgjon budallaki”, tha ai.