Ylli kosovar

Xherdan Shaqiri vendosi dorën në zemër gjatë intonimit të himnit të Kosovës

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Si çdo herë tjetër, para fillimit të ndeshjes u intonuan himnet e të dy shteteve.

Gjatë intonimit të himnit të Kosovës, Xherdan Shaqiri u pa duke mbajtur dorën në zemër.