Xherdan Shaqiri starton te Liverpooli në ndeshjen ndaj Watfordit

Trajneri Jurgen Klopp ia ka besuar Xherdan Shaqirit vendin në formacionin e parë të Liverpoolit, për ndeshjen kundër Watfordit, e cila do të zhvillohet sot në “Anfield”, në kuadër të xhiros së 17-të të Prmeierligës.

Pasi e kanë treguar një anë më të mirë të veten gjatë ndeshjes së fundit, Watfordi, me trajnerin e ri Nigel Pearson, do të tentojë ta tronditë Liverpoolin në “Anfield” të shtunën në orën 13:30, duke ia shkaktuar atyre humbjen e parë të sezonit.

Ish trajneri i Leicesterit është trajneri i tretë që e merr në drejtim skuadrën e Watfordit këtë sezon, pasi që klubi s’ka qenë në formë të mirë deri më tani dhe gjendet vetëm gjashtë pikë larg zonës së rrezikut.

Edhe pse u mposhtën me rezultat 8-0 nga Manchester City më herët në këtë sezon, Watfordi në fakt e ka përmirësuar repartin e mbrojtjes së fundi, duke i pranuar 12 gola në dhjetë ndeshjet e fundit, statistikë më e mirë sesa në fillim të sezonit.

Liverpool:

Watford: