Xherdan Shaqiri mbanë konferencë për media, ja të rejat e fundit nga ai

Xherdan Shaqiri ka mbajtur sot një konferencë për media në Zvicër. Pas rikthimit për tu stërvitur me Luganon, futbollisti kosovar ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që përsëri të rikthehet në futbollin evropian.

“Asnjëherë nuk e kam fshehur dëshirën për t’u kthyer në Zvicër. Tani për tani jam duke u fokusuar në Çikago, por kjo është padyshim një mundësi në të ardhmen. Me partneritetin me Luganon, sigurisht që është një opsion për t’u rikthyer në FC Lugano në të ardhmen” ka thënë Shaqiri.

Sa i përket Botërorit, Shaqa ka thënë se Zvicra mund të jetë befasia e kësaj gare.

“Sipas meje, grupi që kemi është i vështirë. Ne e njohim Brazilin dhe Serbinë. Por këto skuadra janë bërë edhe më të forta. Qëllimi i parë është të kalojmë këtë grup, pastaj mund të arrijmë gjithçka. Ne mund të jemi një ekip surprizë në këtë turne” ka shtuar kosovari.

Sa i përket të ardhmen në Amerikë, Xherdani ka thënë se do ta respekton kontratën me Chicagon.

“Është diçka e re për mua. Edhe une po e kerkoja ate. Më pëlqen shumë në Çikago, për fat të keq nuk arritëm atë që kishim synim. E kam gjetur veten atje. Por në të ardhmen synoj të kemi edhe suksese me skuadrën” ka thënë Shaqa./Indeksonline/