Xhebrailat udhëtojnë në Shkup për mbështetjen e madhe të Ballkanit

Dy skuadrat shqiptare Shkupi e Ballkani do të ndeshet te enjten ndërmjet vete në një sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Fituesi i dy përballjeve vajtje-ardhje do të sigurojë fazën e Grupeve n ë Conference Leagu që do të ishte një arritje shumë e madhe, shkruan Demokracia.com.

Tifozeria e Ballkanit, “Xhebrailat” kanë paralajmëruar një udhëtim të fuqishëm në Shkupin e shqiptarëve, teksa shtojnë se interesimi është i madh.

Njoftimi i plotë i Xhebrailave:

“Rrugëtimi ynë historik drejt Europës na dërgon në ILIRIDË, në ÇAIRIN e Shqiptarëve.

Më 18.08.2022 e Enjte, ne udhëtojmë drejt SHKUPIT. Aty ku do përballen FC Ballkani vs FC Shkupi, dy ekipe SHQIPTARE për një biletë në Europë.

NE DO TË JEMI ATY MË TË FUQISHËM SE KURRË.

Duke parë që interesimi është i jashtëzakonshëm ju ftojmë që ti rezervoni biletat, udhëtimi do jetë +18”, shkruajnë Xhebrailat.