‘Xhebrailat’ e Ballkanit konfirmojnë udhëtimin e tyre në Prishtinë

Të shtunën nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të, ku takohen Prishtina dhe lideri aktual i Superligës, Ballkani.

Ky takim pos përpalljes së ‘zjarrtë’ brenda fushës, pritet të sjellë edhe rivalitet në tribuna.

Konfirmim për një udhëtim masovik tashmë e kanë bërë edhe tifozët nga Suhareka të Ballkanit, të cilët njihen me emrin Xhebrailat.

Në njoftimin e fundit, kjo tifozëri ka dhënë detajet më të reja për udhëtimin e të shtunës.

“Xhebrailat kanë siguruar 7 autobusë, kështu që ka vend për krejt”, thuhet mestjerash në njoftimin e tyre.