Xhaka: “Tri pikë, portën e paprekur, shkojmë në shtëpi të lumtur”

Granit Xhaka është shprehur i lumtur për fitoren e radhës të “Topçinjve”.

Arsenali ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27, Arsenali e mundi në shtëpi Southamptonin 2-0, për të marrë pikët e plota dhe për të pushtuar pozitën e katërt, që e mbante Man Unitedi, por e humbi me barazimin 0-0 me Liverpoolin.

Golat për “Topçinjtë” i realizuan Alexandre Lacazette në minutën e shtatë dhe Henrikh Mkhitaryan në minutën e 17’.

Pas ndeshjes, Xhaka ishte i lumtur me tri pikët që mori skuadra e tij, pikë që kanë shijen e Championsit.

“Tri pikë, portën e paprekur, po shkojmë në shtëpi të lumtur. Kalofshi të dielë të bukur Gunners”, shkroi Xhaka menjëherë pas ndeshjes në Instagram.

Me këtë fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 53 pikëve, një më shumë se Man Unitedi që barazoi 0-0 me Liverpoolin.