Foto

Xhaka për Arsenalin: Gjithmonë në zemrën time

Të enjten mbrëma, Granit Xhaka u rikthye sërish në stadiumin “Emirates” të Arsenalit.

Mesfushori kosovar e përcolli nga afër ndeshjen e “Topçinjve” ndaj West Ham United, në të cilën pësuan humbje me rezultatin 0:2.

Xhaka shprehu sërish dashurinë e tij për klubin nga Londra, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Gjithmonë në zemrën time”, shkroi 31-vjeçari.

Granit Xhaka u largua nga Arsenali në verën e këtij viti, për t’u transferuar te Bayer Leverkuseni.

Kapiteni i Zvicrës ishte pjesë e “Topçinjve” për shtatë sezone. 

BONUS VIDEO: Blerim Isufaj i përgjigjet Albin Kurtit: S’është punë e jotja ngritja e aktakuzave