Xhaka: Nuk mund të pranoj çfarë më ka ndodhur

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur për kritikat momentale që është duke kaluar.

Futbollisti kosovar nuk ka luajtur në fanellën e “topçinjve” që nga incidenti ndaj Crystal Palace, ndeshje në të cilën ai shau tifozët.

Xhaka shënoi në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Zvicrës për kualifikimet në Euro 2020.

“Kam ide të qarta se çfarë do të bëj dhe Arsenali e di këtë gjë. Kam kontratë dhe jam i lumtur që jam rikthyer në klub. Do të gjendet një zgjidhje, por nuk mund të pranoj çfarë më ka ndodhur”, deklaroi ai.

Për Xhakën po tregojnë interesim Interi dhe Milani.