Xhaka nuk ftohet për ndeshjen e të mërkurës ndaj Liverpoolit

Granit Xhaka nuk është përfshirë në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen e Carabao Cup kundër Liverpoolit që zhvillohet të mërkurën.

Kapiteni i Topçinjve nuk është ftuar nga trajneri pas situatës së krijuar në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Në konferencën për shtyp lidhur me këtë situatë, Unai Emery deklaroi se mesfushori është i dëshpëruar, por se është stërvitur me skuadrën normalisht.

“Nuk e di sot se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, gjëja më e rëndësishme për mua është e tashmja, me të ardhmen e afërt, nesër (e mërkurë)”.

“Nesër, për shembull, ai nuk është në skuadër, por unë nuk kam menduar ta ftoj për atë ndeshje (sidoqoftë) dhe ai po qëndron dhe po stërvitet, ndërsa ne do ta lëmë që të rikuperohet si person, sepse është i dëshpëruar dhe pastaj do të mendojmë për ekipin”, ka deklaruar Emery.

loading…