Xhaka mund të përfundojë në Leicester, pritet shkëmbim me Ndidin

Kishte shumë lajme që Granit Xhaka do të nënshkruajë me Hertha Berlin, por së fundmi është shtuar edhe një pistë e re. 

Sipas mediave britanike mësohet se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është gati të sakrifikojë futbollistin shqiptar për të siguruar transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Wilfred Ndidi.

Arsenali ka përgatitur ofertën për blerjen e 23-vjeçarit nigerian duke ofruar Xhakën plus 46 milionë euro.

Futbollisti afrikan renditet si lojtari i dytë në kampionatin anglez me ndërhyrjet më të sakta dhe shihet si element kyç për strategjinë e trajneri të ri.

Ndërkohë, duket se Xhaka nuk e sheh më veten pjesë të “Topçinjve” teksa trajneri i tij i ri nuk kërkon t’i japë një shans të dytë.

Përplasja me tifozët e Arsenalit dhe heqja e fanellës gjatë një ndeshje, ka bërë që marrëdhëniet e tij të mos jenë më të mirat.