Xhaka mund të luajë në kampionatin italian
Skuadra italiane, Inter, ka shprehur interesim për mesfushorin kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka.
Mediumet në Itali, të premten kanë raportuar se drejtuesit e Interit do të udhëtojnë drejt Londrës për t’i nisur bisedimet me drejtuesit e Arsenalit.
Skuadra nga Milano edhe më herët kishte shprehur interesim për mesfushorin e kombëtares së Zvicrës.
Xhaka që këtë edicion me fanellën e Arsenalit ka luajtur 39 ndeshje, ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.