Granit Xhaka ia ka dedikuar fitoren ndaj Newcastlet, bashkëlojtarëve Sead Kolasinacit dhe Mesut Ozilit.
Të dy lojtarët munguan të dielën, pasi të dy kishin një problem në jetë e tyre të përditshme.
“E dimë historinë për Seadin dhe Mesutin. Nuk është e lehtë për ta ose për familjet e tyre. U munduam të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë”, deklaroi Xhaka.
Ai foli edhe për ndeshjen ndaj Newcastlet dhe tha se është i lumtur me fitoren.
“Është gjithmonë mirë të fitosh, sidomos kur je mysafir. Ishte ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë të dy klubet ishim duke u mbrojtur duke mos pasur shumë shanse për të shënuar. Në pjesën e dytë, për mendimin tim, ishim skuadër më e mirë. Jemi të lumtur që i fituam tri pikë”, përfundoi Xhaka.







