Foto

Xhaka: Gëzuar Pavarësinë, një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës

Futbollisti Granit Xhaka ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë.

Xhaka me anë të një storie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë që ky vit për Kosovën të jetë me hapa të mëdhenj drejt përparimit në arenën ndërkombëtare.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë. Urime për këtë ditë të shënuar, një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Le të jetë ky vit i mbushur me paqe, progres dhe hapa të mëdhenj drejt përparimit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Xhaka.