“Xhaka është lider i shkëlqyeshëm dhe ne e mbështesim, ka zemër të mirë”

Emri i Xhakës vazhdon të jetë temë në mediat britanike, por edhe në gjithë botën.

Pas veprimit që bëri ditë më parë, në barazimin 2-2 të Arsenalit me Crystal Palace, Granit Xhaka vazhdon të jetë temë diskutimi në gjitha mediat botërore.

Por, këtë situatë të vështirë, Xhaka po mundohet ta tejkalojë me shokët e skuadrës.

Portieri i “Topçinjve”, Emiliano Martínez, i ka dalë në mbrojtje futbollistit kosovar dhe ka treguar se ai ka mbështetjen e shokëve.

“Xhaka është lider i shkëlqyeshëm për ne dhe ne e mbështesim atë gjatë gjithë rrugës. Ne donim ta fitonim këtë lojë (vs Liverpool) për të dhe për Arsenalin. Ai nuk po ndihet mirë por ka një zemër të mirë. Ai e do klubin. Kur dikush kalon në këtë sfidë, ne duhet ta mbështesim. Ne jemi bashkë”, ka thënë Martínez.

Xhaka u largua ditë më parë në Emirates mes vërshëllimave, me ç’rast humbi nervat, duke fyer tifozët që tani ka humbur dashurin e tyre dhe në të njëjtën kohë, me shumë gjasa do të humbasë edhe shiritin e kapitenit.

loading…