Xhaka e shtynë keq shokun e ekipit për ta mbrojtur shqiptarin e Leeds United

Në Premierligë sërish po flitet për Granit Xhakën. Ylli shqiptar i Arsenalit ka dal në mbrojtje të një futbollisti tjetër shqiptar, Ezgjan Alioskit të Leeds Unitedit, duke iu kundërvu shokut të tij të ekipit, Kieran Tierney.

LEEDS, ENGLAND – NOVEMBER 22: Granit Xhaka of Arsenal hugs Ezgjan Alioski of Leeds before the Premier League match between Leeds United and Arsenal at Elland Road on November 22, 2020 in Leeds, England. (Photo by David Price/Arsenal FC via Getty Images)

Arsenali dje barazoi pa gola dje me Leeds, për të cilin luan shqiptari nga Maqedonia, Alioski. Ky i fundit ishte goditur me kokë nga Pepe, me ç’rast futbollisti i Arsenalit u përjashtua me karton të kuq. Pastaj, futbollisti tjetër i Arsenalit Tierney shkoi t’i kërkonte llogari Alioskit, por atij ia ndali hovin shoku i ekipit të vet, Granit Xhaka, që e shtyu, teksa mbronte Alioskin.

Për këtë sjellje Xhaka mori kritika nga legjenda e Arsenalit, Martin Keown. “Tierney ndoshta është ndje keq nga Xhaka, i cili e shty bashkëlojtarin dhe dorën mbante mbi qafën e lojtarit kundërshtar. Edhe unë ndoshta do të hidhërohesha në Xhakën në atë rast”, ka deklaruar ai.

Videoja tashmë po bën xhiron në Angli.