Granit Xhaka

“Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë” – Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Zvicra u përkujdes për të shkaktuar befasi, pasi eliminoi Italinë nga Kampionati Evropian Euro 2024.

Edhe në këtë sfidë fantastik ishte Granit Xhaka që shkëlqeu në mesfushë, derisa Zvicra fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke thënë se Xhaka ka dominuar i vetëm në mesfushë.

“Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e “playmakerit”, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkës që Spalletti përdorte te Napoli. Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Xhaka bënte çfarë të donte në mesfushë, Fagioli as nuk i afrohej”.

Tutje Capello ka pasur edhe kritika të mëdha për Spalletin, sidomos për ndeshjen me Spanjën.

“Kam ndjesinë se në ndeshjen ndaj Spanjës, Spalletti nuk mendoi si trajner i kombëtares, por u soll si trajner i një klubi. Ajo që dua të them është se mu duk sikur ai nuk mendoj shumë, ka menduar se kjo është skuadra që kam dhe të shohim nëse përballemi dot me Spanjën”.

“Zgjodhi një mbrojtje me katër kundër anësorëve më të fortë të këtij Evropiani. Në fund të ndeshjes, të gjithë e pamë se cili ishte më i miri”, u shpreh Capello.