Xhaka: Asnjë moment nuk është më i rëndësishëm se ato babë e bijë

Me eleminimin e Zvicrës në Euro2020, Granit Xhaka tashmë është rikthyer pranë familjes së tij.

Futbollisti shqiptar siç duket po i zëvendëson ditët e humbura pranë vajzës së tij të vogël, Ayana.

Në Instagram, Xhaka ka ndarë një fotografi para ndjekësve të tij ku shfaqet me vogëlushen e tij dorë për dore.

“Asnjë moment nuk është më i rëndësishëm se ato me vajzën”, ka shkruar futbollisti.

Përveç Ayanas, Graniti dhe Leonita tashmë janë prindër edhe të një vajze tjetër të quajtur, Laneya.