Ermir Lenjani ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se është duke kaluar një moment të shkëlqyer, teksa sërish është bërë protagonist me ekipin e Sion.
Mbrojtësi anësor, që këtë sezon më shumë po luan si mesfushor apo sulmues krahu, ka dhënë asistin e golit të parë për Sion në humbjen 2-3 ndaj Basel, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Zvicrës.
Pjesa e parë e derbit të Lenjanit dhe Taulant Xhakës do të mbyllej në barazim 0-0, ndërsa në të dytën nga këmbët e Lenjanit vjen goli i avantazhit për Sion. Në minutën e 71` Lenjani asiston Morgadon i cili realizon kundër Basel.
Në minutën e 79` vendasit dyfishojnë avantazhin me Grgiç, por dy minuta më vonë, sulmuesi shqiptar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, Albian Ajeti, ka ngushtuar shifrat në 2-1.
Në minutën e 88 gjithçka vihet në barazpeshë, teksa Zuffi realizon nga penalltia për Basel, duke bërë që takimi të shkojë në shtesë.
Në minutën e 11` shtesë, Stocker, realizon golin e përmbysjes për skuadrën e Basel, por nuk ndalet me kaq, pasi në fund të shtesës realizon dhe golin e katërt, duke i dhënë një biletë për në gjysmëfinale skuadrës së tij
I pafat Lenjani që bëri një ndeshje të mirë, teksa aventurën në Kupën e Zvicrës do e vijojë Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, pas fitores 2-4.







