Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, është shprehur i trishtuar nga lajmi për aksidentin në rrugën magjistrale Shkup-Gostivar, nga i cili mbetën të vdekur 13 persona.

Xhaferi u ka shprehur ngushëllimet të gjithë atyre që kanë humbur familjarët e afërt, ndërsa të lënduarve të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

Kujtojmë se pas një aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë kanë mbetur të vdekur 13 persona dhe mbi 20 të lënduar.

Drejtori i Urgjencës, Ilir Hasani, ka bërë të ditur se nga të lënduarit, 4 janë në gjendje të rëndë, një ndër ta një grua shtatzënë.