La Liga

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Real Madridi është kampion i ri i Spanjës dhe Los Blancos e bënë këtë duke dominuar La Ligan në sezonin 2023/24.

Madrilenët kanë mposhtur në dy ndeshje rivalët e tyre këtë edicion si Barcelonën dhe Gironën, por këtë gjë Xavi duket se e ka harruar.

Trajneri katalunas tha pas humbjes nga Girona se kanë qenë superior ndaj Real Madridit dhe Gironas këtë edicion, edhe pse i kanë humbur nga dy ndeshje.

“Kjo nuk është e lehtë për t’u tretur, por ne duhet të rikuperojmë ekipin. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra: të konkurrojmë më mirë, veçanërisht kur e kemi lojën në duart tona,” tha Xavi për mediat pas humbjes 4-2 në ndeshjen me Girona .

“Ne kemi qenë superiorë në katër ndeshjet kundër dy rivalëve Girona dhe Real Madrid që janë mbi ne në tabelën e La Liga. Por kjo nuk reflektohet në rezultat. Prandaj, ne duhet të përmirësohemi shumë”, tha Xavi.

Problemi më i madh i Barçës është se ata nuk mund të mbajnë avantazhin deri në minutën e fundit, shpesh duke pësuar gola në fund të pjesës së dytë dhe kjo u pa edhe ndaj Gironas që kanë humbur të dyja sfidat me rezultat identik 4-2.

Ndërkohë ndaj Real Madridit, Barcelona pësoi humbje 1-2 në shtëpi dhe u mposht 3-2 në Santiago Bernabeu.