Barcelona

Xavi humbet durimin me yllin e ekipit, Newcastle fërkon duart

Barcelona po konsideron të dëgjojë ofertat për sulmuesin anësor, Raphinha, pas paraqitjeve të tij të dobëta këtë sezon, duke i dhënë ndjekësve afatgjatë të Newcastle United një shans për të goditur në ‘merkato’.

Raphinha ishte menduar të ishte një zëvendësim afatgjatë për Ousmane Dembele, por e ka nisur tmerrshëm këtë sezon me ekipin e Xavit.

Sipas gazetës katalunase Sport, forma e tij ka bërë që edhe trajneri Xavi të humbet durimin me yllin brazilian.

Pasiguria e Xavit për brazilianin e lë të hapur derën për Newcastle, e cila ishte e interesuar për Raphinha verën e kaluar, por një lëvizje nuk u realizua kurrë.

Nëse Raphinha është në dispozicion me çmimin e duhur, skuadra e Eddie Howe mund të godasë duke e transferuar atë

Sulmuesi anësor brazilian ka mohuar vazhdimisht raportet se ai mund të largohej nga klubi.

“Kjo është një gënjeshtër dhe kushdo që e tha, është një gënjeshtar, i painformuar dhe joprofesional”, ka thënë Raphinha.

Balugranët ende e gjejnë veten në telashe të thella financiare. Edhe pse “levat” famëkeqe të Presidentit Joan Laporta kanë sjellë një mbështetje, një nga marrëveshjet nuk ka dhënë një pagesë të premtuar, duke e lënë Barçën në nevojë për injeksione të reja të parave të gatshme edhe një herë.

Me Lamine Yamal duke pritur në krahë, dhe Newcastle të interesuar, Raphinha mund të gjej veten në bllokun e ‘copëzimit’ në përpjekje për të rritur financat e klubit.

Ai ka luajtur 18 ndeshje në total këtë sezon dhe ka shënuar vetëm 3 gola edhe pse ka dhënë shtatë asistime. Por, këto shifra duken të ulëta pasi Barcelona ka paguar afër 60 milionë euro plus bonuse për nënshkrimin e tij.