Karrierë e re për Xavi Hernandez.

Vetëm pak muaj pasi vari këpucët në gozhdë ish mesfushori i Barcelonës është zyrtarizuar si trajneri i ri i kampionëve të Katarit Al Sadd, skuadër me të cilën luajti 4 vitet e fundit të karrierës si futbollist.

Stërvitjet e para në krye të Al Sadd, Xavi do t’i zhvillojë pikërisht në Barcelonë teksa skuadra nga Katari do të zhvillojë fazën përgatitore nga data 14 qershor deri në 29 qershor.