Barcelona ka arritur të fitojë kundër Espanyol me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 12-të në Laliga.
Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar Memphis Depay në minutën e 48, përmes penalltisë, me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Për Xavin kjo është fitorja e parë në krye të Barcelonës si trajner.
Barcelona pas kësaj fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 20 pikë.







