Xabi Alonso pas eliminimit nga Roma takon tifozët dhe i falenderon për mbështetjen

Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, i eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës nga AS Roma, pas ndeshjes është shprehur krenar për lojën e futbollistëve të tij.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer për rezultatin, ashtu si lojtarët dhe tifozët. Por unë jam krenar për lojtarët, ata dhanë gjithçka në fushë. Ka shumë arsye për të qenë optimistë. Në pjesën e dytë ishim gati, por është zhgënjyese të mos kontrollosh mundësitë që na u krijuan.

Nuk dua të qaj, kishim shanse, luajtëm me intensitetin dhe përqendrimin e nevojshëm për një gjysmëfinale. Diferenca e madhe ishte goli i shënuar në ndeshjen e parë. Ata u mbrojtën shumë poshtë që në fillim të lojës.

Ne u përpoqëm të gjuanim nga distanca. Jam i lumtur dhe krenar për lojtarët dhe mënyrën se si ata u përpoqën deri në fund. Duhet të vazhdojmë dhe të mbajmë kokën lart. Nesër do të flasim për Bundesligën. Mendoj se në të gjitha dy ndeshjet nuk ishim më keq, vetëm dhjetë minuta”.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri spanjol i ‘Aspirinave’, Xavi Alonso, ka shkuar dhe është takuar me tifozët, duke i falenderuar ata për mbështetjen që i dhanë futbollistëve të Bayer Leverkusenit.