Willian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

Mirëpo, futbollisti brazilian do të preferonte të qëndrojë në Londër për një kohë më të gjatë.

Anësori madje thotë se me dëshirë do ta mbyllte karrierën në “Stamford Bridge”.

“Të gjithë e dinë që më pëlqen Chelsea. Nëse do ta kisha mundësinë, do të luaja këtu deri në moshën 40 vjeçare, edhe pse kjo do të jetë e vështirë. Kam pasur bisedime me drejtuesit e klubit, jemi duke vendosur së bashku se çfarë vendimi ta marrim. Shpresoj të qëndroj, por sot për sot nuk mund të jem i sigurt”, ka thënë 31 vjeçari për “Sky Sports”.

Edhe trajneri Frank Lampard e kishte shprehur dëshirën për të pasur në dispozicion lojtarin brazilian më gjatë.

Willian pëlqehet nga Barcelona dhe Juventusi.