Willian refuzon 130 milionë euro për 3 vite nga Kina

E pabesueshme. Willian refuzon një ofertë të parezistueshme nga Kina e Largët.

Braziliani i Chelseat i cili është në bisedime me “Blutë e Londrës” për rinovimin e kontratës, ka refuzuar shifrën e çmendur të 130 milionë eurove që i ka ofruar skuadra kineze e Shanghai Shenhua për një marrëveshje 3-vjeçare.

Ndryshe nga Oscar, Hulk, Fellaini e të tjerë yje që kanë pranuar milionat që vinë nga Lindja e Largët, Willian ka bërë të kundërtën edhe pse Shanghai i ka ofruar rreth 43 milionë euro në sezon.

Lojtari brazilian është nën kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2020, por menaxheri i tij po punon për të zgjatur bashkëpunimin me klubin londinez.