Plotësohet kuadri i çerekfinaleve të femrave në Australian Open.

Serena Williams eliminoi në fazën e 1/8-ave numrin 1 në botë Simona Halep 1-2 me sete, 1-6, 6-4, 4-6.

Një ndeshje e fituar me meritë nga tenistja amerikane, që eliminoi një rivale direkte në sfidën për trofe, duke avancuar mes 8 më të mirave.

Williams në çerekfinale do të përballet me tenisten çeke, Pliskova, që kaloi lehtësisht 2-0 me sete, 6-1, 6-3 spanjollen Muguruza.

Më herët ukrainasja Zvitolina eliminoi amerikanen Keys me rezultatin 2-1, dhe po 2-1 fitoi edhe kundërshtarja e saj e radhës Osaka, ndaj Sevastovas.