Wijnaldumi gol si Gerrardi ndaj Milanit (VIDEO)

Gini Wijnaldum shënoi golin e tretë për Liverpoolin në minutën e 56, për të barazuar rezultatin e përgjithshëm ndaj Barcelonës në 3 me 3.

Holandezi shënoi me kokë, pothuajse në të njëjtën mënyrë siç kishte shënuar kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard në finalen e famshme të Stambollit kundër Milanit, që njihet si një nga rikthimet më sensacionale në futboll.

E në këtë rast për Wijnaldumin asistoi Xherdan Shaqiri, që bëri asistim pothuajse të ngjashëm si John Arne Riise.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/l3/L3N6.mp4