lojtari

Wijnaldum mund ta vazhdojë kontratën

Mesfushori holandez ka qenë lojtar mjaft i dobishëm i ekipit të Jurgen Kloppit në sezonet e fundit

Liverpooli po planifikon ta shpërblejë Georginio Wijnaldumin për paraqitjet e shkëlqyeshme të shfaqura në sezonet e fundit.

Në fakt, “Reds” po mendojnë t’ia ofrojnë një kontratë të re mesfushorit holandez.

Futbollisti i palodhshëm ka kontratë me kampionin aktual evropian dhe botëror deri në vitin 2021.

Por, përfaqësuesit holandez mund t’i vazhdohet kontrata për dy apo tri vjet të tjerë.

Wijnaldum ka qenë lojtar mjaft i rëndësishëm dhe i dobishëm në ekipin e Jurgen Kloppit në sezonet e fundit.

Edhe vetë mesfushori do të ishte i interesuar për ta vazhduar eksperiencën në “Anfield Road”.